E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA republikanet kalojne ne kontroll

Republikanët morrën gjatë ditës së sotme kontrollin në dy dhomat e parlamentit amerikan, pothuajse dy muaj pasi fituan bindshëm në zgjedhjet e pjesshme të mesit të mandatit të presidentit Obama.

Drejtuesja demokrate e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi do të zëvendësohet prej konservatorit republikan John Boehner, ndërsa gjithçka është bërë gati për atë që mund të rezultojë një betejë ideologjike.

Republikanët kontrollojnë dhomën e ulët të parlamentit për herë të parë në më shumë se katër vjet, ndërsa demokratët kanë vetëm një avantazh të lehtë në Senat.

Drejtuesit republikanë kanë premtuar se do të luftojnë për të miratuar ligje shtrenguese mbi punësimin, do të rishikojnë kodin e taksave, do të luftojnë emigracionin ilegal, ulin shpenzimet diplomatike e ndihmat e jashtme dhe do të rrisin kontrollin brenda administratës.

Ata janë të vendosur të kryejnë edhe një reformë të plotë të sistemit shëndetësor amerikan. Në zgjedhjet e mesit të mandatit të presidentit në SHBA, votohet për antarët e Dhomës së Përfaqësuesve dhe për të ndërruar 1/3 e antarëve të Senatit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›