Australia përfshihet nga moti i keq
Shirat e shumtë dhe erërat e forta kanë prekur bregun lindor të Australisë, nga të cilat rezulton një i vdekur, që ishte goditur në makinën e tij nga një pemë e rënë në rrugë, njoftuan mediat australiane.
Shërbimet e shpëtimit të shtetit kanë marrë me qindra telefonata alarmuese brenda natës, brenda dhe jashtë Melbournit, ndërsa një pjesë e madhe e shtëpive mbetën pa energji elektrike.
Në shtetin e Viktorias pemët e shkulura nga era e fortë, kanë goditur dhe shumë shtëpi duke lënë një pjesë njerëzish të pastrehë.
Kurse në zonën e Quinslandit, vullnetarët punuan gjatë gjithë natës për të rinxjerrë në lundrim një anije 50 metër të gjatë, e cila kishte mbetur në rërë për shkak të erërave të forta.
Një burrë u shpëtua nga makina e tij e mbetur në ujërat e shumta të ardhur nga shirat e shumtë, por u evakuua nga forcat e shpëtimit në qytetin e Neë South Oranget.
Gjithashtu në një zonë detare, erërat e forta përmbysën një varkë me 21 njerëz mbi të.
Por puna e forcave të shpëtimit ka bërë që të mos ketë viktima, sipas autoritetve zyrtare të shpëtimit në Australi.
21 burrat ishin në një barkë peshkimi, kur erërat e forta goditën varkën e tyre, duke e përmbysur atë.
"Kjo ishte një stuhi ferr", tha njëri nga burrat në lidhje me stuhinë.
"Falë zotit dhe ndihmave të forcave të ndihmës së shpejtë, shpëtuam", tha një tjetër burrë i shpëtuar nga anija.
Në bregun lindor të Australisë, pritet që të vazhdojë moti me shira dhe erëra të fuqishme, që ka vënë në alarm autoritetet e sigurisë në vend.