Kinë, vijojnë kërkimet për të mbijetuarit
Punonjësit e shpëtimit në Kinë, kanë vazhduar dhe ditën e sotme përpjekjet në kërkim të mbijetuarve, pasi një ortek me baltë dhe gurë mbuloi një qytet në një nga provincat në veriPerëndim të Kinës.
Makineritë e gërmimit kanë lëvizur baltën dhe gurët nga zona e prekur nga përmbytjet masive, kurse grupet e shpëtimit, kërkuan për të humbur dhe të braktisur në gomonet e vogla.
Por sipas autoriteteve zyrtare, shpresat për të gjetur të mbijetuar në luginën e Zhouqu, janë venitur së tepërmi 5 ditë pas përmbytjes së madhe, të cilësuar si një nga katastrofat më të mëdha në këtë rajon të vendit.
Së paku 1117 njerëz vdiqën, pasi një masë e madhe uji, balte dhe gurësh e goditi qytetin poshtë malit ditën e shtunë. Më shumë se 627 njerëz janë ende të zhdukur.
Misionet e kërkimit dhe të shpëtimit kanë treguar dhe aftësinë e Pekinit për të vepruar në rastë të tilla emergjente, duke u mobilizuar nga fatkeqësitë natyrore, që në Kinë kanë qenë të shpeshta vitet e fundit.
Më shumë se 10 000 trupa policie dhe zjarrfikëse janë dërguar në zonën e prekur nga katastrofa për t'iu ardhur në ndihmë ekipeve të shpëtimit.
Rreth 45 mijë vetë janë evakuuar nga lugina e Zhouqu, dhe zyrtarët paralajmërojnë që banorët e tjerë të qëndrojnë larg zonës, sa të normalizohet situata.
Por shumë njerëz kanë akuzuar qeverinë, për politikat e saj të zbatuara jo në kohën e duhur, si dhe për mosparalajmërim për motin e keq që pritej në zonë.
Sipas raporteve të qeverisë, zona e Zhouqu është një nga zonat më të prekura nga rrëshqitjet e dheut, dhe dallohet për pemë rritjen nga banorëvt e zonës.