Australia tërheq para kohë forcat nga Afganistani

Australia do të tërheqë trupat e saj nga Afganistani më herët se sa që kishte planifikuar kohë më parë.
Kryeministrja e Australisë, Julia Gillard, ka bërë të ditur se shumica e forcave australiane do të jenë në shtëpi në fund të vitit 2013, një vit përpara afatit.
Kontingjenti prej 1.500 trupash i Australisë është më i madhi nga vendet jo-anëtare të NATO-s.
Detyra kryesore e forcave australiane ka qenë trajnimi i brigadës së Ushtrisë Kombëtare të Afganistanit, për të marrë përgjegjësitë e sigurisë në provincën Uruzgan.