Rrjeti Haqqani, përgjegjës për sulmet në Kabul

Duke folur para gazetarëve në Pentagon, Panneta tha se NATO-ja dhe forcat afgane janë duke fituar betejën kundër kryengritësve, pavarësisht sulmit “simbolik”.
“Nuk ka pasur fitime taktike këtu. Këto janë sulme të izoluara që janë bërë për qëllime simbolike. Talebanët nuk kanë rifituar ndonjë territor dhe ata nuk kanë qenë në gjendje të kryejnë një sulm të organizuar që nga viti i kaluar”, u shpreh Panneta.
Duke folur së bashku me Pannetën, shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë amerikane, gjenerali Martin Dempsey, tha se informacionet ishin shumë të paqarta për t’u penguar sulmet.
Dempsey tha po ashtu se mbetet e paqartë nëse rrjeti Haqqani, i cili ka raportuar për lidhjet e tij me Al Qaidën, ka planifikuar sulmet nga baza e tij në Pakistan.