Nikozia hedh poshtë ultimatumin e Turqisë

"Nuk ka kurrfarë lidhshmërie midis kryesimit me BE-në dhe problemit për ishullin, ndërsa presidenti Dimitris Hristofias shumë herë deri më tani ka deklaruar se është i gatshëm që t'i vazhdojë negociatat për zgjidhjen e problemit qipriot edhe pas 1 korrikut", shtoi zëdhënësi.
Paraprakisht Ankaraja dhe pjesa turke e Qipros kumtuan se do të inkuadrohen drejt zbatimit të "planit B", nëse deri më 1 korrik, kur grekët qipriot e marrin kryesimin të rotacionit me BE-në, nuk gjendet zgjidhje për problemin qipriot.
Plani parashikon që emri i Republikës veri-qipriote turke, e njohur vetëm nga Ankaraja, të ndërrohet në "Shteti turk qipriot" dhe pastaj të kërkohet njohje ndërkombëtare e shtetit nën këtë emër.
Stefano konsideron se ky plan i Ankarasë është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe i shkel rezolutat e OKB-së.