E Martë, 3 Nëntor 2026

Integrimi, shkëmbimet tregtare dhe situata në rajon/ Rama vizitë zyrtare në Kroaci, takim me homologun

Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar sot (2 tetor) drejt Zagrebit në një vizitë zyrtare, ku është pritur në një ceremoni të posaçme nga homologu i tij, Andrej Plenkoviç. Pas luajtjes së himneve kombëtare të dy vendeve, Rama ka zhvilluar një takim me homologun e Kroacisë Andrej Plenkoviç.

Gazetarja e RTSH-së Denada Shkodrani raportoi nga Zagrebi, ku bëri me dije se në fokus të takimit Rama-Plenkoviç kanë qene tre çështje kryesore, procesi integrues i Ballkanit Perëndimor në BE, shkëmbimet tregtare dhe zhvillimet e fundit në rajon.

Gjatë mesditës, pritet që dy homologët të dalin në një deklaratë të përbashkët.

Po ashtu, gjatë vizitës në Kroaci, është zhvilluar takimi mes dy delegacioneve, atij shqiptar dhe kroat.

Pas takimit, delegacionet kanë nënshkruar dy marrëveshje, atë për sigurimet shoqërorë dhe memorandumin e bashkëpunimit për shkëmbimet e përvojave në fushën e shëndetësisë.

Sa i përket marrëveshjes për sigurimet shoqërore, e firmosur nga Ministri i Financave Ervin Mete, rreth 3 mijë qytetarëve shqiptarë që jetojnë e punojnë në Kroaci, do t’u njihet e drejta dhe kontributi tyre, dhe e njëjta gjë vlen edhe për qytetarët kroatë që jetojnë e punojnë në Shqipëri.

Ndërsa memorandumi i bashkëpunimit për shkëmbimet e përvojave në fushën e shëndetësisë u firmos nga Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›