Australian Open, Henin-Uilliams në finale
Ashtu siç parashikohej, Xhastin Henin dhe Serena Uilliams gjejnë përballë njëra-tjetrën në finalen e turneut të parë të tenisit për këtë vit. Tenistja belge, e rikthyer shtatorin e kaluar, nuk pati asnjë vështirësi përballë kinezes Jie Zheng, duke e mundur me rezultatin 6-1, 6-0 në vetëm 52 minuta lojë.Kurse amerikania Serena Uilliams, edhe pse me vështirësi, ka kaluar me sukses kinezen tjetër Na Li. Përballja ka qenë e ekuilibruar, por pjekuria dhe klasi i numrit një të botës bënë që ajo të triumfojë pas më tepër se dy orë lojë.Në turneun e meshkujve Endi Mërrej është finalisti i parë, në pritje të kundërshtarit që do të dalë nga përballja midis Roxher Federer dhe francezit Xho-Vilfred Tsonga. Tenisti skocez eliminoi në gjysmëfinale kroatin Marin Cilic me rezulatin 3-6, 6-4, 6-4, 6-2.