E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raportuesi Wilshire: KE të ndërhyjë në Shqipëri

Njëri prej hartuesve, David Wilshire, u shpreh se bojkoti i opozitës në Parlament, duhet të marrë fund dhe për këtë sipas tij duhet një angazhim nga të gjitha palët.Ai nënvizoi se kriza politike në Shqipëri është e rëndë. “Duhet që partitë politike në Shqipëri, të dialogojnë për të zgjidhur këtë situatë të rëndë të krijuar. Në demokraci, problemet zgjidhen me dialog dhe vendi më i mirë për këtë është Parlamenti”, u shpreh ai.  Raportuesi Wilshire tha gjithashtu, se Komisioni Evropian duhet të paraqesë rekomandimet e veta, pasi angazhimi në Shqipëri është i nevojshëm. “Shqipëria i ka sytë në Asamble”, vijoi ai.  Ndërkohë, në Asamble ka folur edhe deputeti shqiptar, Ilir Rusmajli, pjesë e delegacionit të vendit tonë, ku ka theksuar se zgjedhjet i zhvilluan sipas standardeve dhe se ato janë firmosur nga komisionarët socialist. “Zt. Rama refuzon Parlamentin. Tani nuk është momenti që të vazhdojë bojkoti. Ai ka refuzuar të sjellë prova”, u shpreh Rusmajli, për të shtuar se kreu socialiste refuzon dialogun.                                                                                              

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›