Interi merrr mesfushorin Fernandez nga Valencia
Gjatë 24 orëve të ardhshme është parashikuar që 24 vjeçari portugez që luan në qendër të mesfushës, të jetë në Milano për të përfunduar hollësitë e marrëveshjes. Ai do të kalojë në “San Siro” në formë huazimi dhe do të përfitojë 750 mijë euro deri në fund të sezonit.Operacioni “blic” u ndërmorr pasi presidenti i Lacios, Klaudio Lotito, refuzoi ofertën e zikaltërve (10 milion euro + Rene Krin në bashkëpronësi) për të siguruar shërbimet e mesfushorit 27-vjeçar, Kristian Ledezma.