Australian Open Henin eleminohet ne raundin e trete

Dita e pestë e Australian Open ka regjistruar dhe surprizën e parë të madhe të turneut të parë Grand Slam të vitit, pasi Justin Henin është eliminuar në raundin e tretë, duke u mundur nga rusja Svetlana Kuznetsova. Kjo e fundit i ka imponuar lojën e saj tenistes belge, e cila pasi kishte regjistruar shatët tituj Grand Slam në karrierën e saj shihej si një nga favoritet për të fituar kompeticionin australian. Henin është mundur në dy sete (6-4, 7-6), duke treguar një formë të dobët përballë Kuznetsovës.
Vazhdon turneun numri një i botës në tenisin për femra Caroline Ëozniacki, e cila ka mundur lehtësisht rusen Dominika Cibulkova. Danezja ka fituar dy setet me shifrat (6-4, 6-3), duke konfirmuar veten si një nga favoritet për të triumfuar në Australian Open. Në raundin tjetër është kualifikuar dhe fituesja e ketij turneu në vitin 2008 Maria Sharapova, e cila ka mundur me shumë vështirësi gjermanen Julia Goerges.
Asnjë surprizë në turneun Australian Open për meshkuj. Numri dy i botës Roger Federer nuk e ka diskutuar në asnjë moment fitoren e tij ndaj tenistit belg Xavier Malisse. Federer është imponuar në tre sete (6-3, 6-3, 6-1), duke hedhur një hap të rëndesishëm drejt titullit kampion. Kanë arritur të kualifikohen më tej amerikani Andy Roddick dhe ceku Thomas Berdych, që kanë mundur përkatësisht holandezin Robbin Haase dhe francezin Richard Gasquet.
Nertan Prifti