E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA bashkohet me prinderit pas 23 vjetesh

Në Shtetet e Bashkuara, një grua 23 vjeçare, e cila ishte rrëmbyer nga spitali kur ishte 19 ditëshe, është ribashkuar me familjen e saj.Policia tha se Karlina Uajt ishte rrëmbyer nga një spital në zonën e Harlemit në qytetin e Nju Njorkut në vitin 1987, dhe ishte rritur nga një familje në shtetin e afërt Konektikat.

Uajt tha se dyshimet lindën mbi identitetin e saj, kur familja nga Konektikati nuk mundej të sigurojë certifikatë të lindjes apo numrin e sigurimit social. Bashkimi me prindërit natyralë erdhi si rezultat i kërkimeve disa vjecare të Uajt.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›