E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hapet Kutia e zeze e Gazmend Lekes

“Kutia e Zezë”, është një term i përdorur në fushën inxinerike të avionave, por piktori Gazmend Leka  na thotë se kjo kuti ndodhet tek secili prej nesh. Në një cikël tablosh të mbledhura në një ekspozitë, Leka ka vendosur të hap për publikun kutinë  e zezë të qënies së tij.

"Quhet e zezë sepse ajo mban brenda të vërtetën,s e ca ka ndodhur përpara rënies, katastrofës. Unë mendoj që një artist pasi ka filluar të clirojë veten e vet hedh atë pjesë materiale që nuk i duhet më. Për të lënë shpirtin e vet që të bredhë i lirë. Ti nuk e merr vesh kur të takon në rrugë, sepse të thotë mirëmbrëma, mirëmëngjes, por kur e hap kutinë e zezë ti e kupton cfarë sensibilitetesh ai ka patur në shpirtin e vet", tha piktori, Gazmend Leka.

Artisti rikthen pas gati 15 vitesh artin e grafigës, apo vizatimin. Nëpërmjet lapsit të zi ai hedh dritë në mënyrë ezauruese mbi thellësinë, aty ku ndodhen të fshehtat e të fshehtave.

"Unë si cdo njeri kam frikat e mia personale që janë frika të vogla dhe frika shumë të mëdhaja. Sigurisht, që këtu nuk është se shfaqet ajo frika ime, sepse këto lloj figurash zënë vend në të gjithë shpirtin e njerëzve. Unë thjesht doja të prekja në këto momente tabanet e shpirtit tim", tha Leka.
 
Ekspozita e titulluar “Black box”, është më tepër një ekspozitë filozofike se sa komercale. Qëllimi i saj është të zbuloj se cfarë ka ndodhur përpara se njeriu të jetë vec mbetje.

Aurela Papadhima

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›