E Diel, 1 Nëntor 2026

Kartat e identitetit,të pamundura për paraplegjikët

Personat me aftësi të kufizuara e kanë të pamundur pajisjen me karta identiteti. Procesi i cili kërkon domosdoshmërisht praninë e individit, i cili duhet të japë të dhëna të identiteit të tij, krijon shumë barriera për kategorinë në fjalë. Shoqata e para dhe tetraplegjikëve, deklaron se shteti nuk ka marrë asnjë masë për personat me aftësi të kufizuara, të cilët e kanë të pamundur jo vetëm të qendrojnë në radhë, por edhe të ngjisin katet e larta me karrige me rrota.Sipas kreut të shoqatës së para dhe tetraplegjikëve, qeveria duhet të mundësojë të parëve dokumentin e identitetit këtyre personave, ndërkohë që shton se në zyrat ku popunohet për letërnjoftimin elektronik nuk ka as rampa.Të hënën mbushen plot dy janë nga nisja e aplikimeve të para për kartat e identitetit, kohë në të cilën parashikohet realizimi i dokumentit për qytetarin. Por, kjo duket e pamudnur pasi, firma sazhem nuk ka përfunduar ende rikonstruksionin e godinës ku do të prodhohet letërnjoftimi elektronik.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›