Francë, stuhitë lënë pa dritë 1 mln banorë
Stuhi të fuqishme janë përplasur në pjesën jugperëndimore të Francës dhe veriun e Spanjës për të dytën ditë radhazi, duke shkaktuar pesë të vdekur në Spanjë, si dhe duke lënë më shumë se një milionë banorë francezë pa energji elektrike. Sipas autoriteteve franceze, përvec ndërprerjes së rrymës elektrike, moti i keq ka shkaktuar mbylljen e rrugëve, hekurudhave dhe aeroporteve. Erëra me shpejtësi më shumë se 173 kilometra në orë në bregdet dhe 160 në brendësi kanë paralizuar Francën jugperëndimore. Agjencia meteorologjike franceze "Meteo France", e ka cilësuar si të jashtëzakonshme situatën në rajon dhe iu ka bërë thirrjeve banorëve që të qëndrojnë në shtëpi për sigurinë e tyre. Agjencia e trafikut rrugor ka listuar në sërë rrugësh dhe urash të bllokuara nga rrëzimi i pemëve dhe që janë shumë të rrezikshme. Autoritetet franceze kanë njoftuar se aeroportet e Bordosë, Biarrizës, Pausës dhe Tuluzës janë mbyllur. Ata iu kanë kërkuar udhëtarëve që të shtyjnë lëvizjet e tyre. Në Spanjë, tre fëmijë mbetën të vdekur kur një cati e një qendre sportive u rrëzua pas erërave të forta në San Boi, pranë Barcelonës. Më herët rrëzimi i një pemë kishtë lënë të vdekur një polic në provincën e Galicisë dhe një grua vdiq në Barcelonë, pas shembjes së një pjese muri që ra mbi të.