E Shtunë, 31 Tetor 2026

Australian Open: Verdasco mposht Tsonga-n

Spanjolli Fernando Verdasco ka kaluar pёr herё tё parё nё njё gjysmëfinale nё Grand Slam, pasi mposhti francezin Jo-Wilfried Tsonga nё 4-0 nё sete (7-6,3-6,6-3,6-2)nё çerekfinale tё Australian Open. I rendituri i 14-tё nё listёn botërore, Verdasco, nuk tregoi asnjë shenjё lodhje nga ndeshja e mëparshme ndaj Andy Murrayt, qё zgjati pesё sete, dhe arriti tё tejkalojё edhe tё fuqishmin Tsonga, gjatё njё pёrballjeje triorёshe. Tsonga arriti nё finale nё Australian Open tё vitit tё kaluar, por dёshtoi kёtё herё kundër Verdascos, duke humbur nё momentet nё tё rёndёsishme tё ndeshjes. Kundёrshtari i radhёs i Verdascos, do tё jetё njёri nga fituesit e ndeshjes sё sotme, spanjolli tjetër Rafael Nadal ose kundërshtari i tij, francezi Gilles Simon.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›