E Shtunë, 31 Tetor 2026

Austri, Rama: PS do të zgjidhë çështjen e pronës

AUSTRI Në debatin “EU-Between Me and You” që u zhvillua të premten në Vjenë, ku promovoi edhe librin e tij Kurban, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka folur me të pranishmit lidhur me vizionin e tij për çështjet e nxehta të politikës së ditës. Rama u është përgjigjur po ashtu pyetjeve për ato çështje që PS-ja ka premtuar se do ti zgjidhë në rast qeverisjeje. Një prej tyre ishte edhe ajo e pronave. Ne jemi shprehur shumë qartë për zgjidhjen e problemit të pronës, duke filluar që nga fakti se ne nuk  konsiderojmë ish-pronarë, por pronarë. Vetë koncepti ish-pronarë është një koncept i cili për ne i takon të shkuarës. Ne jemi angazhuar solemnisht për zgjidhjen e problemit të pronës, sepse problemi i pronës dhe zgjidhja e tij nuk është as e majtë as e djathtë, por është një çështje që lidhet me drejtësinë mbi të cilën duhet të ngrihet e gjithë bashkëjetesa shoqërore, tha dje Rama. Kryetari i PS-së ka garantuar gjithashtu pavarësi të institucioneve dhe drejtësi për njerëzit e zakonshëm. Duke komentuar ekspertizën e FBI-së, Rama u shpreh: Nëse paskan zbatuar ligjin, pse ndërrojnë tytat?! Pse fshijnë provat në serverin e Kryeministrisë?! Dhe pse pengojnë në mënyrë konstante hetimin, duke bërë presione barbare ndaj Prokurorisë dhe personalisht Prokurores së Përgjithshme?! Ajo që ne angazhohemi është të krijojmë të gjitha kushtet që drejtësia të jetë realisht e pavarur, që prokuroria të jetë realisht e pavarur, dhe që i gjithë sistemi gjyqësor të ketë mundësi të bëjë punën e tij. Padyshim, që ne do të jemi në krahun e njerëzve të zakonshëm dhe do të bëjmë çmos për të qenë të drejtë, në radhë të parë duke qeverisur në mënyrë të drejtë, duke mos e përdorur fuqinë e pushtetit për të bërë padrejtësi, për të tjetërsuar pasuri kombëtare në funksion të njerëzve të qeverisë apo të klientëve të qeverisë, për të tjetërsuar prona që i takojnë qytetarëve në funksion të ortakëve në biznes të pushtetarëve, për të trajtuar qeverinë si një pronë dhe si një oborr ku çdo gjë është e mundur, por për shqiptarët jashtë oborrit çdo gjë është e pamundur, ky është vizioni im. Rama u kërkoi shqiptarëve që jetojnë në Austri që të bashkohen për të dënuar me votë keqqeverisjen e pushtetit aktual

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›