Integrimi Sannino ne Tirane mbledh PD-PS
Zevendesdrejtori ne Drejtorine e Zgjerimit te Komisionit Europian Stefano Sannino do te vije te henen ne Tirane per te zhvilluar nje takim me parlamentaret shqiptare te pozites dhe opozites. Sannino ka planifikuar nje takim me anetaret e Komisionit Parlamentar te Integrimit. Sic njofton zyra e shtypit prane Kuvendit te henen ne ora 12.15 pritet qe ne drejtimin e kryekomisionerit Ditmir Bushati te zhvillohet mbledhja me numrin dy te Drejtorise se Zgjerimit te BE-se. Ndersa ende nuk eshte zbardhur e plote axhenda e Sannino-s nuk perjashtohen edhe takime me drejtues te larte te shtetit shqiptar. Komisioni Parlamentar i Integrimit gjithashtu ka paralajmeruar nje tjeter seance me zv.kryeministrin dhe ministrin e Jashtem Edmond Haxhinasto. Ne rendin e dites te se henes eshte paralajmeruar qe ne oren 10.00 te zhvillohet seance degjimore me zevendeskryeministrin dhe ministrin e Puneve te Jashtme zotin Edmond Haxhinasto mbi kontributet dhe sfidat e sherbimit diplomatik shqiptar ne vendet anetare te BE-se per procesin e integrimit te Shqiperise.