Haxhinasto vizitë zyrtare në Libi
TIRANË Zv.kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, është nisur dje për vizitë zyrtare në Shtetin e Libisë. Zv.kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinastom u nis për një vizitë zyrtare dyditore në Tripoli, me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Libisë, Ashour Bin Khayal. Kjo vizitë është e para që një funksionar i lartë i qeverisë shqiptare zhvillon në Shtetin e Libisë, pas fitores së Revolucionit dhe rrëzimit të regjimit diktatorial të kolonel Gadafit. Në programin e vizitës janë parashikuar takime me ministrin Bin Khayal, por edhe me përfaqësuesit më të lartë të shtetit libian si: kreun e Këshillit Kombëtar Tranzitor, z. Mustafa Muhammad Abd al-JALIL etj. Në qendër të bisedimeve janë mundësitë e reja të krijuara për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe midis Republikës së Shqipërisë e Shtetit të Libisë… – thuhet në njoftimin për shtyp të Ministrisë së Punëve të Jashtme.