Konsullata shqiptare ne Nju Jork darke luksoze per nder te Bashes
Marko Caka Nju Jork
Nje mesazh i Konsullates shqiptare ne Nju Jork qe eshte derguar me shpejtesi ne e-mail-et e miqve dhe simpatizante te Lulzim Bashes ka bere qe me dhjetera shqiptare te festojne me kryebashkiakun e Tiranes ne lokalin me luksoz te Nju Jorkut Russian Tea Room. Per nder te tij ne kete lokal luksoz ne zemer te Manhatanit nder me te shtrenjtit ne bote konsulli shqiptar ka organizuar nje darke koktej duke ftuar miq e simpatizante te kryebashkiakut te Tiranes qe ndodhen ne Nju Jork. Ky e-mail nuk mberriti ne posten e gazetareve ngaqe zoterinjte e konsullates jane treguar te kujdesshem qe kjo darke madheshtore me shpenzime kolosale te mos beje buje ne mediat shqiptare. Sidoqofte nga pervoja shumevjecare ne shtetin grek te dy ambasadoret Zeneli dhe Minarolli ishin transparente ndaj gazetareve per gjithcka qe organizohej nga ambasada shqiptare brenda dhe jashte kangjellave te saj. Asnjehere nuk mesova qe per nder te vizitave te politikaneve qe kryejne ne Athine ambasada shqiptare qe mbahet me parate e taksapaguesve shqiptare te shpenzoje me miliona leke per evente speciale sic eshte kjo e kryebashkiakut te Tiranes ne lagjen me te shtrenjte te botes ne Manhatan. Nuk kam nje informacion te sakte se sa llogaritet fatura por sipas deshmitareve te ftuar shpenzimet jane marramendese me ngrenie dhe pije te pafund ku vetem qiraja per nje event te tille i kalon dhjetera mijera dollaret. Dihet qe nje restorant i tille frekuentohet vetem nga nje klientele e shtreses me te larte te metropolit gjigant te botes.