E Diel, 1 Nëntor 2026

Austri, arratisen nga burgu 2 shqiptarë

Fotografitë e Kastriot Dushit dhe Kastriot Elezit, të arratisur para tri ditësh, po publikohen vazhdimisht në edicionet e lajmeve të televizioneve austriake.

Në ekspertizën e kryer nga policia ka rezultuar se shqiptarët u arratisën në mënyrë spektakolare, duke iu shmangur rojeve të burgut dhe duke ikur përmes vrimave të ventilatorëve të kuzhinës.

Policia ka hedhur dyshime se dy të arratisur kanë mundur të largoheshin nga afërsia e burgut me një makinë nga një person i tretë, i cili ka ndihmuar në arratisjen e tyre.

Mësohet se Dushi dhe Elezi ishin në listën e ekstradimit drejt Shqipërisë, gjë që ishte parashikuar të ndodhte gjatë muajve të ardhshëm.
/Start/E.B/

                                                                                             2011-08-09 14:14
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›