E Shtunë, 31 Tetor 2026

ACR: Takimi nesër në Tiranë; minatorët: Jo, në Bulqizë!

Në një njoftim për shtyp ACR thotë se situata “ka shkaktuar humbje të rënda për kompaninë, ju dhe familjet tuaja“ dhe se “ne besojmë se me dëshirën e mirë, si nga ne ashtu edhe nga ju, do të arrijmë një zgjidhje të shpejtë“.

Kompania koncesionare propozon që përfaqësitë të përbëhen nga 5 anëtarë si dhe mirëpret kryebashkiakun e Bulqizës, Roland Keta, si kryenegociator, “duke pasur parasysh që ai gëzon edhe besimin e minatorëve”.

Ndërkohë, në ditën e 16-të të grevës së urisë, vazhdon të përkeqësohet gjendja shëndetësore e 13 minatorëve të ngujuar në nivelin e 14-të të galerisë. Mësohet se 5 prej grevistëve janë në gjendje kritike. Ata po trajtohen me serume, por nuk pranojnë të lënë grevën.

Minatorët kërkojnë rritje page në masën 40 për qind, përmirësim të kushteve të punës, ulje të moshës së daljes në pension dhe largimin e përfaqësuesit të kompanisë ACR.
/Start/E.B/

                                                                                             2011-08-09 14:30
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›