Nesër protestojnë gazetarët në Tiranë

Vonesat në paga për gazetarët kanë bërë gazetarët e Republikës së Shqipërisë që të dalin në protesta.
“Në mbi 90 për qind të mediave të printuara dhe atyre audiovizuale ripërsëriten vonesat e pagave mujore për stafet e redaksive dhe gjithë punonjësit e mediave të vendit. Kjo protestë synon të japë alarmin për krizën financiare e cila ka mbërthyer mediat e vendit dhe që po rëndon si asnjëherë tjetër mbi aftësine e gazetarëve për të përballuar jetesën dhe ruajtjen e integritetit profesional”, thuhet në njoftimin e Unionit të Gazetarëve.
Protesta do të ndodhë ditën e premte, datë 3 maj 2013, në orën 12.00 para Kuvendit të Shqipërisë./Indeksonline/