Austri, nis procesi gjygjësor ndaj babait "moster"
Ka nisur në Austri, në vëzhgimin masiv dhe praninë e madhe të mediave ndërkombëtare, procesi gjygjësor për babain që kreu incest, Joseph fritzler. Inxhinieri austriak, aktualisht 73 vjecar, I quajtur ndryshe si " mostra osë përbindëshi I Amstetten," duhet të përgjigjet për disa akuza ndër të cilat, vrasje, privim të lirisë së tjetrit, abuzim dhe nënshtrim", pasi për 24 vjet mbylli dhe e mbajti si të burgosur vajzën e tij Elizabeth. Ai abuzoi me të seksualisht dhe për më tepër solli në jetë nga kjo marëdhënie incesti, 8 fëmije, njëri ndër të cilet vdiq menjeherë pas lindjes. Mediat e huaja njoftojnë se bashkëshortja e "mostres" ka kërkuar divorcing prej tij. Procesi, I cili do të zgjasë të paktën 5 ditë, zhvillohet në Shën Poelten, kryeqyteti i Saksonisë së ulët, rreht 80 km në perëndim të Vjenës . Amstetten, është një qytezë e vogel me rreth 23 mije banorë. Akuza e fritzler për vrasje lidhet pikerisht me vdekjen e njerit prej fëmijeve te tij, që edhen në jetë nga abuzimi seksual që ai pati për 24 vjet me vajzën elizabet, një foshnje e seksit mashkull dhe që besohet se 73 vjecari e ka djegur ne furrë më pas. Për këtë akt, Fritzler mund të dënohet me burgim të përjetshëm. Ndërkaq joseph fritzler I ka parnuar akuzat per abuzime, por ka hedhur poshtë azkuën për vrasjen e fëmijës. Juria në procesin gjygjësor përbëhet nga 8 persona, por gjithashtu janë parashikuar edhe 4 zëvendësues, në rast se disa prej tyre tërhiqen nga procesi. Në ditën e dytë të procesit do të dëgjohen edhe dëshmitë e Elisabet, aktualisht 42 vjecare. Ajo nuk do të jetë e pranishme ne sale, por do të dëgjohet nëpërmjet disa videove të regjistruara për më shume se 11 orë dhe ku e dhunuara eshte marrë nga pyetje nga policia dhe psikiater.