Ankesa për kandidatët e Gjykatës Kushtetuese
Prishtinë -Shoqëria civile në Kosovë, bënë të ditur se kandidatët për gjyqtarë Gjykatës Kushtetuese, nuk kanë biografi të pastër. Komisioni për përzgjedhjen e gjyqtarëve, thotë se do të marrë parasysh reagimet e shoqërisë civile për biografitë e kandidatëve për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese. Sipas anëtarëve të këtij komisioni, përzgjedhja e kandidatëve do bëhet me përkujdesje të madhe. Pos disa emrave që tashmë janë publikuar në media, organizata “Fol 08”, ka publikuar një listë të re me tre emra kandidatësh, të cilat sipas saj, dosjet e tyre janë ende duke u hetuar.
“Fol 08”, ka publikuar se Anton Nokaj, një nga kandidatët potencialë për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, ka dosje që po hetohet nga Komisioni disiplinor i Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Po ashtu, për Nokajn, kjo organizatë thotë të jetë i përfshirë edhe në keqpërdorime me çështje pronësore. Anton Nokaj, i cili është kryetar i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, ka mohuar një gjë të tillë.Ai madje paralajmëron padi ndaj organizatës dhe mediave që siç thotë ai kanë spekuluar për të. Gjykata Kushtetuese e Kosovës përbëhet nga 9 anëtarë.
Kandidatët të cilët përzgjidhen për t’u bërë gjyqtarë, duhet të marrin të paktën 2/3 e votave nga Parlamenti i Kosovës. Ndërsa, është rishpallur konkursi për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, vetëm për komunitetin serb që jeton në Kosovë, meqë herën e parë, nuk ka pasur asnjë kandidaturë nga ky minoritet. ktv/start