E Diel, 1 Nëntor 2026

Çitaku:Mendimi i GJND-së do të jetë pozitiv

Institucionet e Kosovës konsiderojnë se kanë fakte të mjaftueshme që mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë përkitazi me shpalljen e pavarësisë, të jetë pozitiv për tashmë shtetin më të ri në Europë. Zëvendësministrja e punëve të Jashtme, Vlora Çitaku në një prononcim për gazetën Infopress ka shprehur optimizmin e saj se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do të japë njw mendim në favor të Kosovës, ndërsa ka shtuar se tani punët po koordinohen me miqtë e vendit në lidhje me këtë proces. "Kosova ka fakte të mjaftueshme për të mbrojtur shpalljen e pavarësisë dhe këto argumente tani më, janë mbledhur nga koordinatori i ngarkuar me këtë punë", ka thënë Çitaku për këtë gazetë. Sipas saj, Kosova do të jetë plotësisht e përgatitur deri në mesin e muajit të ardhshëm, kur është edhe afati për dorëzimin e përgjigjeve në Gjykatë. "Deri atëherë Kosova do të jetë e përgatitur. Kemi bërë të gjitha përgatitjet, kemi ndwrmarë të gjithë hapat në mënyrë që të prezantohemi në mënyrë sa më profesionale në atë gjykatë", ka saktwsuar numri dy i diplomacisë kosovare. Asambleja Parlamentare e OKB-së muaj më parë ka miratuar kërkesën e Serbisë për të marrë një mendim këshillëdhënës nga Gjykatat Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, nëse pavarësia e Kosovës është e ligjshme. Ekipi i Kosovës që do të paraqesw faktet para GJND-së, kryesohet nga eksperti britanik i së drejtës ndërkombëtare, Michael Wood.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›