PDSH, Hoxha: Etnitë të përfshihen në qeverisje
Tetovë -Kandidatja e Partisë Demokratike të Shqiptarëve (PDSH) për postin e presidentit të Maqedonisë, Mirushe Hoxha, gjatë një tubimi elektoral dje në Tetovë, tha se realiteti multietnik duhet të reflektohet në organizimin e vetë shtetit. "Për këtë arsye PDSH-ja është në favor të demokracisë konsensuale. Marrëveshja e Ohrit nuk është zbatuar plotësisht. Përkundrazi, kjo marrëveshje ka pësuar ndryshime, diçka që ju duhet ta keni parasysh kur të votoni", iu drejtua Hoxha pjesëmarrësve në takim. Lideri i PDSH-së, Menduh Thachi ripërsëriti vizionin e partisë së tij për afrimin e të gjithë shqiptarëve drejt anëtarësimit në NATO dhe Bashkimin Evropian.