E Diel, 1 Nëntor 2026

Varroset 17-vjeçari nga Kosova i vrarë në Gjermani

Drenas -Në fshatin Tërdefc të Komunës së Drenasit po zhvillohet sot ceremonia e varrimit të 17-vjeçarit Ibrahim Halilaj, i vrarë para pak ditësh në tragjedinë që ndodhi në Winnenden të Gjermanisë. Halilaj ishte vrarë të mërkurën në shkollën ku mësonte nga një nxënës i cili vrau 15 perona në mesin e tyre ishin 9 nxënës, 3 arsimtarë si edhe tre kalimtarë të rastit.

Halilaj ishte e vetmja viktimë mashkull e kësaj shkolle të gjitha të tjerat ishin femra. Ngjarja kishte ndodhur kur 17-vjeçar Tim Kretschmer, i veshur në të zeza kishte hapur zjarr në ish-shkollën e tij, duke vrarë të gjithë këta persona dhe më pas i dha fund edhe jetës së tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›