E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tre të vdekur, një i lënduar

(E plotësuar) Mjekët nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Kaçanik, kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë konfirmuar vdekjen e tre personave: Nurie Y, Hajrie Y, dhe Nexhmedin Y.

Sipas mjekëve, viktimat e moshës rreth 50-vjeç, kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Viktimat janë nga rajoni i Ferizajt. Policia ende ndodhet në vendin e ngjarjes dhe është duke hetuar rastin./Indeksonline/

------

Tre persona kanë humbur jetën sot në një aksident trafiku që ka ndodhur në Grykë të Kaçanikut.

Mehmetali Hajdini, komandant i Stacionit Policor të Kaçanikut, ka deklaruar se, sot në mesditë, te vendi i quajtur “Guri i Shpumë”, në Grykë të Kaçanikut, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet.

“Përplasja e një kamionete me një veturë, që po lëviznin në drejtime të kundërta, për pasojë ka pasur tre të vdekur", ka thënë togeri Hajdini.

Ai tha se, policia e trafikut ndodhet në vendin e ngjarjes dhe është duke i zhvilluar hetimet përkitazi me aksidentin.

Policia nuk i ka bërë publik emrat e të vdekurve. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›