Tutori i premtonte burrë “me letra”

Gjykata e Qarkut në Gjilan e ka dënuar me dy vjet e tetë muaj burgim Shefket Kryeziun, për trafikim me qenie njerëzore dhe me 8 muaj Mevlud Serxhmaxhajn, për shfrytëzim të shërbimeve seksuale.
Viktima e dy mesoburrave nga Gjilani tyre ishte një e mitur, shkruan gazeta JNK.
Tutori i kishte premtuar vajzës se do t’i gjente një burrë “me letra” për martesë. Ata janë kapur në flagrancë në një motel në fshatin Budrigë./Indeksonline/