E Shtunë, 31 Tetor 2026

Putin në Turqi

Presidenti rus, Vladimir Putin, pritet që të vizitojë Stambollin për të biseduar me liderët turq lidhur me konfliktin në Siri dhe mënyrat për të rritur bashkëpunimin biznesor turko-rus. Putin pritet të bashkëkryesojë një takim të Këshillit të Nivelit të Lartë për Bashkëpunimin turko-rus, ndërkohë që do të takohet edhe me kryeministrin turk Recep Tayyip Erdogan.

Që nga shpërthimi i krizës siriane, raporti ndërmjet Turqisë dhe Rusisë është tendosur dukshëm. Turqia ka bërë thirrje të hapur për përmbysjen e regjimit të presidentit Bashar al-Assad, aleat ky tradicional i Moskës. Për më tepër, deri tash Rusia ka kundërshtuar çdo ndërhyrje nga jashtë në luftën civile që po ndodh tek aleati i dikurshëm turk. Kjo do të jetë vizita e parë e Putinit jashtë vendit në dy muajt e fundit. Përpara udhëtimit Putinit, Kremlini hodhi poshtë njoftimet se 60-vjeçari Putin po vuan nga një problem serioz i shpinës, ose nga probleme të tjera shëndetësore./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›