E Shtunë, 31 Tetor 2026

Austri, shtohen masat e sigurisë për takimin e rinisë

Pas atentatit ndaj një kampi të rinjsh të partisë norvegjeze të punëtorëve, janë shtuar masat e sigurisë për festivalin ndërkombëtar të rinisë socialiste (IUSY) buzë liqenit Atter të Austrisë.

Më shumë se 100 policë si dhe shërbime sigurie dhe vullnetarë janë angazhuar për ruajtjen e sigurisë në këtë takim. 3000 të rinjë nga 100 vende të ndryshme të botës, do të mblidhen nesër në mbrëmje.

Kancelari austriak Werner Faymann dhe kryetari i PSDGJ, Sigmar Gabriel do të vizitojnë festivalin, ditën e martë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›