E Shtunë, 31 Tetor 2026

Borxhi SHBA, republikanët: Oferta jonë ende e vlefshme

Lideri i republikanëve në SHBA, ka bërë të ditur se është ende e vlefshme oferta e avancuar e presidentit Barack Obama, bërë ditën e premte. “Oferta ime e fundit është ende e vlefshme”, ka deklaruar John Boehner.

I ftuar në një emision televiziv ai ka shtuar se nëse nuk do të arrihet një marrëveshje, republikanët do të shkojnë përpara të vetëm. “Besoj se gjëja më e mirë është një plan bipartizan, por është ende herët për të thënë nëse kjo do të jetë e mundur”, është shprehur ai.

Lideri i republikanëve ka përsëritur ofertën e tij, për ringritjen në dy faza, sepse sipas tij do të jetë e pamundur që kjo të bëhet në një fazë të vetme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›