Itali, muratori rumun vret gruan dhe djalin nga xhelozia

Një murator rumun ka vrarë në Itali bashkëshorten e tij dhe djalin 11-vjeçar pasi dyshonte për tradhëti martesore. Pas një grindje tepër të ashpër mes dy bashkëshortëve, burri i cili jetonte në provincën e Salernos në Itali, ka gjuajtur bashkëshorten e tij me çekiç.
Ndërkohë djali 11-vjeçar ka dëgjuar zhurmën dhe ka shkuar në kuzhinë, duke kërkuar ndihmë, por ka mbetur i vrarë nga babai i tij. Çifti kishte edhe një tjetër fëmijë 15-vjeçar që mbrëmjen e djeshme kishte dal me miqtë e tij.
Ndërkohë që vrasësi, pasi ka kryer krimin është dorëzuar më pas në polici.