E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iraku godet një rrjet të Al Kaidës

Forcat irakiane të sigurisë kanë goditur sot një rrjet të Al Kaidës.
Gjeneral-majori Ahmed Abu Ragif, kreu i njësisë policore kundër terrorizmit, tha se Ministria e Punëve të Brendshme ka shpërbërë një rrjet të Al-Kaidës, që është përgjegjës për më shumë se 100 vrasje të policëve, ushtarëve, gjyqtarëve dhe zyrtarëve të tjerë në Bagdad.
 

Ai tha se i njëjti rrjet qëndron edhe prapa vrasjes së Ali al-Lamit, kreut të Komisionit të Drejtësisë, i cili heton çështjet që lidhen me regjimin e ish-diktatorit Sadam Husein. Ragif tha se rrjeti përbëhet prej 16 militantësh.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›