E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irani akuzon SHBA dhe Izraelin për vdekjen e shkencëtarit

Kryetari i Parlamentit të Iranit, Ali Larijani, ka fajësuar Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin për vdekjen e shkencëtarit iranian, duke e quajtur atë “një akt terrorist”.
Autoritetet në Teheran thonë se viktima e të shtënave vdekjeprurëse ishte Darioush Rezainejad, një student i elketronikës në Universitetin Khajeh Nasir të Teheranit.
Disa e lidhin këtë vrasje me programin bërthamor të këtij vendi. Gjatë viteve të fundit, disa shkencëtarë bërthamorë iranianë kanë vdekur në rrethana misterioze.
Në fillim u raportua se personi i vdekur ishte profesori i fizikës, Darioush Rezaj, por më pas u zbulua emri i vërtetë i viktimës.
Megjithatë, përzierja e emrit të viktimës duket se ka çuar në konfuzion.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›