Austri, vdes në aksident lideri i djathtë, Haider

Lideri i së djathtës ekstreme austriake, Joerg Haider vdiq dje gjatë një aksidenti automobilistik, njoftoi agjencia kombëtare austriake e lajmeve, APA.
Ajo citoi burime policore, sipas të cilave Haider kishte vdekur pasi kishte marrë disa fraktura në kokë dhe kraharor, kur makina që drejtonte i kishte dalë jashtë kontrollit dhe ishte rrotulluar disa herë në qytetin jugor të Klagenfurtit.
Haider, 58 vjeç, që drejtoi krahun e djathtë në një qeveri koalicioni nga viti 2000 deri në 2006-n, polarizoi vendin e tij si dhe ndëshkoi Europën dhe të tjerët me deklaratat e tij të ashpra kundër të huajve si dhe për faktin se dukej se pëlqente disi praktika naziste.
Muajin e kaluar, pas shumë vitesh tërheqje në politikën provinciale, ai bashkëprojektoi një valë të madhe të të djathtëve ekstremistë të Austrisë duke fituar 30 për qind të votave në zgjedhjet parlamentare.