E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza, Bush takim me ministrat e Financave

Presidenti amerikan Xhorxh Bush ka zhvilluar nje takim te jashtezakonshem me ministrat e Financave te vendeve te G7, te mbledhur ne Uashington per t'i dhene zgjidhje problemeve te krizes financiare.

Vete Bush ka theksuar rendesine e situates, duke u shprehur se kriza eshte serioze dhe kerkon vemendje dhe nderhyrje serioze nga te gjithe.

"Jemi të gjithë në krizë por së bashku do t'ia dalim. Do të aprovojmë masa të forta kundër krizës duke përdorur të gjithë mjetet që kemi në dispozicion për të dhënë zgjidhje", u shpreh Bush.

Me pare ministrat e G7 vendosen per nje nderhyrje te perbashket energjike ne tregje, per te evituar pasojat e renda e kesaj krize qe ka ngjallur frike e shqetesim anembane globit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›