Afganistan, ende asnjë plan për largimin e trupave

Nuk është programuar ende fundi i misionit ushtarak ndërkombëtar në Afganistan, deklaroi shefi i Shtabit të Përgjithshëm i ushtrisë britanike, Jock Stirrup në një bisedë për gazetën "Sunday Times".
Këto propozime u bënë një javë pas deklaratave të shefit të shtabit britanik në Afganistan, sipas të cilit “forcat shumëkombëshe nuk mund të kenë një fitore ushtarake vendimtare në këtë vend”.
Gjenerali i Brigadës XVI të sulmeve ajrore, Mark Carleton-Smith tha për "Sunday Times" “që nuk do ta fitonin këtë luftë, por vetëm do të pakësonin revoltat në një nivel të pranueshëm”.