E Shtunë, 31 Tetor 2026

Austria 100 mije euro ndihma per te permbyturit ne Shkoder

TIRANE- Presidenti i Dhomës Federale të Ekonomisë së Austrisë, Dr. Kristog Laitl në një letër drejtuar kryetarit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka ka deklaruar se "Këshilli i Ministrave të Austrisë ka rënë dakord të mbështesë Shqipërinë me ndihmë humanitare në shumën 100.000 euro".

"Dëshiroj të shpreh simpatinë time më të thellë për popullin shqiptar në lidhje me përmbytjet e mëdha dhe emergjencën civile në Shqipërinë veriperëndimore", thuhet në letrën e z. Laitl.

Laitl bën të ditur në letrën dërguar Jakës, se një numër kompanish austriake me reputacion të lartë kanë dhënë donacione në shuma të konsiderueshme parash, apo kanë ofruar donacione në formë ndihme ndaj viktimave të përmbytjeve dhe rikonstruksion infrastrukture.
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës i është drejtuar homologëve të saj në vende të ndryshme të Europës për të ndihmuar në rimëkëmbjen sa më të shpejtë të këtyre zonave dhe kthimin në normalitet të saj. Në fillim të muajit mars do të deklarohet gjitha shuma e mbledhur në euro në llogarinë e ngritur posaçërisht, e cila do të dërgohet pranë Shtabit të Emergjencës Civile.
(s.g/atsh/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›