Shkoder, terhiqet uji ne periferi, te izoluara Velipoja e Dajci
SHKODER- Zona e nënShkodrës vazhdon të mbetet nën ujë, ndërsa është vënë re një përmirësim të situatës në lagjet periferike të qytetit verior. Shtabi i Emergjencave në Shkodër informon se dhe prurjet dhe shkarkimet nga hidrocentralet e Fierzës, Komanit dhe Vau i Dejës gjatë ditës së sotme janë pakësuar. Favor dhe moti i thate dhe me diell qe ka perfshire gjithe zonen e Shkodres diten e sotme.
Sipas raportimit të gazetares së NEWS24 Eliona Kodra sot paradite në lagjet Ajasëm, Bahcallëk, Livadhet dhe në komunën e Bërdicës shtë vënë re një tërheqje e ujit. Po kështu dhe në vendin e quajtur harku i Bërdicës, pjesë e aksit Shkodër- Tiranë, e cila dy ditë më parë u mbulua nga uji, sot është vënë re tërheqje e tij.
E pandryshuar situata në zonën e NënShkodrës. Shifrat e tokave të përmbytura mbeten të njëjta me ato që u raportuan dje pasdite nga Ministria e Brendshme. 6750 ha tokë nën ujë ndërkohë që të përmbytura rezultojnë 108 shtëpi dhe 805 të tjera janë rrethuar me ujë.
Vazhdon të jetë e izoluar komuna e Velipojës, Komuna e Dajcit dhe fshati Obot në Komunën Ana e Malit.
Forcat e Ushtrisë janë përqëndruar në komunat e zonës së Nënshkodrës për ti ardhur në ndihmë banorëve me evakuimin e tyre, nëse pranojnë, apo me shpërndarjen e ndihmave ushqimore. Ka nisur furnizimi me ushqime dhe ujë të pijshëm për banorët e fshatit Obot të komunës Ana e Malit, disa fshatrave të komunës Dajç, në Malin e Jushit, në Bushat dhe një pjese të komunës Velipojë.
Gjithashtu po punohet për përforcimin e argjinaturës në vendet ku janë më të dëmtuara si në fshatin Darragjat, të komunës së Dajcit, në fshatin Cas të komunës së Velipojë si dhe po ndërhyhet në argjinaturën e fshatit Ashtë, ku rrezikohet gërryerja e tokës nga fryrja e lumit Drin.
Problematike mbeten rrugët e fshatrave Obot dhe Goricë në komunën Ana e Malit, hyrja e rrugës kryesore të komunës Dajç dhe pjesa e aksit rrugor drejt Velipojës, pas Urës së Ded Gjo Lulit, të cilat janë të kalueshme vetëm nga mjetet e larta.
Forcat e ushtrisë kanë evakuar 180 banorë kryesisht nga fshatrat Darragjat, Obot, Pemtar dhe Shirq të komunës së Dajcit. Mësohet se të evokuarit janë strehuar në banesat e të afërmve të tyre dhe asnjë person nuk është strehuar në dy kampingjet dhe në konviktin e vënë në dispozicion nga institucionet shtetërore.
(s.g/BalkanWeb)