Austria lobim për integrimin e Shqipërisë

Të kryesuar nga z.Werner Amon, deputetët austriakë u takuan me kryetaren Topalli, së cilës i shprehën impresionimin e tyre për transformimin që ka pësuar Shqipëria.
Kryetarja e Kuvendit vlerësoi vizitën e parlamentarëve austriakë si një mundësi për nxitjen e bashkëpunimit ekonomik. "Investimet e suksesshme austriake në banka, energji e sigurime janë një garanci edhe për investime të tjera austriake në vendit tonë", u shpreh ajo. "Austria", tha Topalli, "ka qenë gjithnjë një mbështetëse e Shqipërisë dhe për këtë shqiptarët ju janë mirënjohës. Ne besojmë fort në mbështetjen e vendeve mike si ju, edhe në hapat e tjerë drejt BE-së. Shqipëria, po rekuperon me hapa galopante kohën e humbur. Shqiptarët kanë guxim, kanë energji, kanë vokacionin perëndimor dhe mbi të gjitha, janë evropianë.”
"Nuk ka dyshim që Shqipëria është pjesë e Evropës", tha drejtuesi i delegacionit austriak Amon, "ne do të jemi përkrah jush duke ju mbështetur e duke lobuar për integrimin e Shqipërisë sa më shpejt në Bashkimin Evropian." /S.Ll/Start/
2011-09-06 14:55