E Diel, 1 Nëntor 2026

Beja Te shpresojme se opozita ka nisur vertet nje kurs te ri politik

Prania e opozitës në sallën e Kuvendit në çelje të sezonit parlamentar ishte një detaj inkurajues, por sërish sipas demokratëve nuk ia doli të shuante dozat e zhgënjimit dhe të mosbesimit se socialistët kanë nisur një kurs të ri politik. Ky është konstatimi i parë i Fatos Bejës, kryetar i Komisionit Parlamentar për Politike të Jashtme në këtë fillim sezoni parlamentar.

Ndonëse kërkon të mos jetë paragjykues, Beja sërish thekson shijen e hidhur që la publikisht selia rozë me fjalën e kreut të saj Rama dhe me atë të kreut të deputeteve Ruçi, të cilët veçse elemente të një kursi të ri nuk shpallen.

Sipas tij mazhoranca ka bërë oferta të vazhdueshme përballë të cilave ka pasur vetëm bllokim.

Opozita kësaj here duhej të vinte me një kalendar konkret për të dëshmuar se pas dy vitesh bllokim e ka seriozisht ofrimin për të ndihmuar integrimin e vendit, ndërsa 12 tetori për progresraportit e radhës të KE është fare pranë.

Sidoqoftë kreu i Komisionit të Jashtëm thotë se rruga e integrimit është e hapur, ndërsa opozita orvatet të jetë e fortë ose e dobët në Parlament, kontribuuese ose bllokuese.

Duke shpresuar në një përmbajtje të re të seancës së radhës, demokratët nuk shohin asnjë motiv për të mbajtur peng reformën zgjedhore, si dhe prioritetet që nuk kanë lidhje me pozicionet politike, siç është ngritja e Gjykatës Administrative apo dhe që opozita të propozoje kandidaturën e Avokatit të Popullit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›