E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli-Amon Impresionues transformimi qe ka pesuar Shqiperia

Parlamentarët austriakë do të angazhohen në një lobim të fortë për integrimin e shpejtë të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Ky angazhim u shpreh nga një delegacion i gjerë i Parlamentit mik gjatë një takimi me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli.

Delegacioni ka mbërritur në Shqipëri me ftesë të saj, për të prekur nga afër realitetin me zhvillimet e fundit, si dhe për të njohur vendin e historinë e tij.

Kreu i delegacionit Verner Amon theksoi se “është impresionues i gjithë transformimi që ka pësuar Shqipëria, duke përgëzuar qeverinë për progresin e bërë.

Topalli shprehu mirënjohje dhe besim të fortë për mbështetjen e Austrisë dhe vendeve mike si ajo, edhe në hapat e tjerë të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

“Nuk ka dyshim që Shqipëria është pjesë e Europës, tha zoti Amon. Ne do të jemi përkrah jush, duke ju mbështetur e duke lobuar për integrimin e Shqipërisë sa më shpejt në Bashkimin Europian”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›