E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bregu: Vendimi i opozitës me rëndësi për integrimin

"Ka një agjendë, e cila është pjesë e një plani veprimi prej 12 pikash që KE, i ka prezantuar në Shqipëri. Shpresoj që brenda kalendarit, të gjitha këto ligje të miratohen për të treguar sinjal maturie të opozitës dhe të forcave politike shqiptare", theksoi Bregu.

Deklaratat e saj u bënë gjatë konference shtypi me Zv/kryeministren për integrime evropiane të Maqedonisë, Teuta Arifi në Tiranë, ku kanë diskutuar edhe për marrëdhëniet midis dy vendeve në kuadër të integrimit. Ministrja Bregu u shpreh se "kam përshëndetur, mesazhet e Republikës së Shqipërisë për faktorin shqiptar në Republikën e Maqedonisë, si një faktor paqeje, stabiliteti dhe kontribues në bashkëpunimin insititucional, sigurisht kam përshëndetur edhe hapat pozitive të bëra nga Maqedonia në procesin e integrimit të vendit".

"Marrëdhëniet tona dypalëshe janë shumë të mira. Kemi çështje që do të kenë mundësi të zhvillohen më tej midis dy vendeve tona, nga çështjet teknike që kanë lidhje me procesin e integrimit, deri në mbështetjen e përbashkët për nismat rajonale, të cilat e afrojnë më shumë rajonin dhe vendet tona me BE", nënvizoi Bregu. Arifi u shpreh se "çështjet për integrim janë jo vetëm një dëshirë dhe ideal për popujt ballkanikë, por edhe një rrugëtim dhe një përgjigje për të zëvendësuar filozofinë e kaluar të ndarjeve dhe për t'u orientuar drejt një koncepti të përbashkët në të ardhmen".

Duke vlerësuar rolin e Shqipërisë dhe mbështetjen që i jep ajo Maqedonisë për t'u anëtarësuar në NATO, Arifi theksoi se, "do t'i japim një shtytje të fuqishme projekteve të përbashkëta, të cilat i përkrah BE, në emër të realizimit të idesë evropiane". /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-09-06 15:36
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›