Austria mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE në vitin 2020
Share
Ministri i Jashtëm i Austrisë, Michael Spingelegger ka deklaruar se vendi i tij mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE në vitin 2020. Michael Spingelegger i ka bërë komentet gjatë një takimi me homologun shqiptar, Edmond Haxhinasto, raportojnë mediat austriake. Por i pyetur nga gazetarët nëse Shqipëria do e marrë statusin e vendit kandidat këtë vit, Spindelegger dha një përgjigje evazive. Ai tha se Shqipëria ka bërë shumë, por sërish duhet bërë reforma. Ai tha se çdo përpjekje e Shqipërisë është e mirëpritur.