Berisha, në sanatorium për kontroll mjekësor
Share


FOTO ARKIV
Kryeministri Sali Berisha nuk është ndjerë mirë gjatë ditës së sotme. Ai nuk u shfaq në asnjë aktivitet, edhe pse e kishte një ditë të ngjeshur pune. Mësohet se para pak minutash ai ka shkruar për një kontroll në sanatorium. Mediat pranë tij raportojnë se ai po kontrollohet për një virozë të stinës. Me dhjetëra forca të policisë dhe të gardës kanë rrethuar sanatoriumin e Tiranës, ndërkohë që kryeministri, i veshur me jelekun e tij të përhershëm ka bërë kontrollet dhe është larguar sërish, duke u përshëndetur me mjekët.