Ish të burgosurit politikë fillojnë lëvizjen Berisha IK!
Përfaqësues të ish të burgosurve politikë deklaruan sot nisjen e një lëvizje të quajtur Ik drejtuar kryeministrit dhe qeverisë.
Ata kanë akuzuar qeverinë se me veprimet e fundit ka larguar Shqipërinë nga integrimi dhe se nuk merr parasysh aspak interesat e ish të burgosurve politikë.
Veprimi i fundit i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë ligjëroi centralizimin e pushtetit, rivendosjen e diktaturës, demonstroi sfidën ndaj kushteve të ndërkombëtarëve për integrim, injoroi interesat e qytetarëve, riburgosi të burgosurit politikë. Populli shqiptar nuk është pajtuar kurrë me tiraninë. Nëpërkëmbjes që politika e papërgjegjshme i bëri në mes të parlamentit, NE, të burgosurit politikë kërkojmë dhe presim këtu në shesh, së bashku me qytetarin ti kundërvihemi me zërin e protestës. I papunë, i pastrehë, pensionist që nuk pi dot një kafe, bashkohu çdo ditë të enjte që të thërrasim! Ty përfaqësues ndërkombëtar, nëse nuk je i korruptuar nga korrupsioni i politikës shqiptare, të themi mos hesht!, thuhet në deklaratën e ish të përndjekurve./TCH
