E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mentor Petrela: Nishani është operuar në tru. Tani është i kuruar

Share

Mjeku Mentor Petrela, pas kërkesës së Bujar Nishanit, ka shpjeguar për mediat nga se vuante Bujar Nishani, presidenti i ri i Shqipërisë. E kam diagnostikuar për kavernome cerebrale përpara disa vitesh, pasi i kishte dhënë shqetësime. Për të parandaluar një hemorragji është operuar nga një prej neurokirurgëve më të mirë në lanet. Konsiderohet i kuruar, tha Petrela për Panorama.

Mjeku tha se Nishani e ka nisur punën si ministër tre muaj pas operacionit.

Duhet të mësohemi me konceptet perëndimore e ku shembujt janë jo të rrallë që funksionet konjitive, intelektuale e sidomos integriteti moral ruhen në kondita të sëmundjeve, sidomos kur ato kurohen edhe kur janë në tru. Miterani drejtoi Francën për 14 vjet duke qenë me kancer përpara se të merrte funksionin, tha Petrela.

I pyetur se a do të publikojë kartelën klinike të Nishanit, Petrela tha: Dosja mjekësore mbrohet nga sekreti mjekësor dhe mund të vihet në dispozicion kur e autorizon i interesuari. Për ta divulguar me lexuesit tuaj, kavernomat janë lezione benzine që gjenden në gjithë trupin, shpesh janë gjetje rastësore kur bëhet EKO, CT skaner ose rezonancë manjetike për arsye të tjera e nuk kanë nevojë për kurim. Në tru mund të gjenden rastësisht, por kur japin shqetësime dhe kur kanë rrezikun e hemoragjisë, nevojitet ndërhyrje kirurgjikale me rezultate shumë të mira e rikthimin në aktivitetin e mëparshëm.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›