Austria mbështet heqjen e vizave për shqiptarët
21/04/2010 Diplomacia
Austria shpreh zyrtarisht mbështetjen e saj për liberalizimin e vizave mes Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë dhe integrimin e vendit tonë në strukturat evropiane. Zyra e shtypit pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme, bën me dije se gjatë takimit që zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm Ilir Meta zhvilloi me homologun e tij austriak Michael Spindelegger, mori vlerësime pozitive për ecurinë e Shqipërisë në përmbushje të kritereve evropiane. Ministri austriak vuri në dukje se progresi që ka bërë Shqipëria gjatë kësaj kohe të shkurtër është i dukshëm dhe konkret. Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë vlerësoi progresin e prekshëm të Shqipërisë për realizimin e detyrimeve të Udhërrëfyesit dhe shprehu bindjen se së shpejti qytetarët shqiptarë do të udhëtojnë pa viza në Evropë, duke garantuar mbështetjen e plotë dhe të fuqishme të Austrisë për këtë proces. Gjithashtu, sipas njoftimit të zyrës së shtypit pranë MPJ-së, shefi i diplomacisë austriake vlerësoi se dorëzimi i pyetësorit është një arritje e madhe dhe është përgatitur në kohë rekord. “Kjo tregon më së miri vullnetin dhe ambicien e Shqipërisë për t’u bërë sa më parë anëtare e Bashkimit Evropian”, ka theksuar ai. Nga ana e tij, ministri Meta ka bërë një pasqyrë të arritjeve të vendit në kuadër të plotësimit të detyrimeve të Udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave, proces që tashmë gjendet në prag të mbylljes me sukses të tij. Ai theksoi se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha detyrimet që rrjedhin nga procesi i liberalizimit të vizave, të cilin Shqipëria e meriton në bazë të standardeve të arritura. Dy ministrat kanë diskutuar edhe mbi situatën në rajon, dhe ndanë mendimin se Konferenca e Sarajevës do t’u japë një shtysë të fuqishme proceseve integruese, por edhe procesit të reformave të brendshme në vendet e rajonit. Gjithashtu, dy ministrat e Jashtëm ndanë të njëjtin mendim se edhe Kosova do të thellojë përparimin e saj në konsolidimin e institucioneve demokratike, ecurinë e mëtejshme të procesit të integrimit të brendshëm ndëretnik dhe atij evropian. Gjatë këtij takimi, shefi i diplomacisë shqiptare kërkoi rritjen e investimeve austriake në Shqipëri dhe shprehu vullnetin e Qeverisë shqiptare për të mirëpritur të tjerë investitorë të rëndësishëm në të ardhmen.